Sherri për votën e Orlando Rakipit, gazetarja jep detajet: Ishin votuar dy kandidatë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje përplasja që ka agravuar në prekje fizike në Yrshek, Kashar, mes vëzhguesit të Orlando Rakipit dhe sekretarit të kësaj KZAZ.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se janë votuar dy kandidatë në një fletë, dhe në momentin që vota u shpall e pavlefshme, janë futur disa persona ndërsa njëri prej tyre ka goditur sekretarin e KZAZ. Ky i fundit rezulton me precedent penal, teksa është shoqëruar nga policia.

Ndërkohë, Lala theksoi se ka edhe të tjerë të shoqëruar, ndërsa është filmuar edhe një automjet me para brenda, që drejtohej nga një grua.

“Ka patur kontestime për një votë nga vëzhguesit e Ornaldo Rakipit. Janë votuar dy kandidatë në një fletë. Kur vota u shpall e pavlefshme, janë futur një sërë përsonash, por njëri prej tyre ka goditur sekretarin e KZAZ. U desh ndërhyrja e Celibashit që të vinte në Yrshek. Personi është ndaluar, është person me precedent penal. Janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë për t’u marrë në pyetje. Ne filmuam edhe një automjet që drejtohet nga një grua, por brenda ka patur para dhe u sekuestruan nga policia”, tha ndër të tjera Lala./e.s

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV