Shqipëria drejt modernizimit ushtarak, Vëngu: Franca na ndihmon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, priti homologun e tij francez në një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin ‘Skënderbej’ dhe gjatë këtij takimi u firmos një marrëveshje teknike për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, shprehu gatishmërinë e Francës për të qenë një aleat i fortë në këtë proces, ndërsa homologu shqiptar, Piro Vengu, theksoi rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje.

“Nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e forcave tona ajrore, tregues i qartë për përparimin tonë. Shohim në mënyrë të një mend dhe sfidat për popullin ukrainas dhe gjetjen e zgjidhjeve të aleancës dhe kahun e aleancës dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe industrinë ushtarake europiane. Edhe rivitalizimin e ushtrisë edhe me ndihmën e Francës.”-tha Vengu. m.p.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV