Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli ku ka marrë pjesë në disa takime të nivelit të lartë, siç tha për t’i njohur europianët me vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Mirëpo, sapo në protestë na mbërritur lideri demokrat, militantët e Partisë Demokratike kanë përzënë gazetarët e televizioneve kombëtare dhe operatorët që i shoqëronin, duke i akuzuar se gjatë zgjedhjeve kishin mashtruar opinionin publik.

“Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Një situatë sa e paprecedentë aq dhe e turpshme, e frymëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike si Flamur Noka, Edi Paloka, zyrtari Alfred Lela dhe ish-deputeti Klevis Balliu. Të gjithë këta persona, që në nisje të tubimit kanë akuzuar gazetarët, duke bërë ata fajtorë për humbjen e zgjedhjeve.

Situata e tensionuar u pasua dhe një moment më pas kur Edi Paloka sulmoi gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi. Ai u kërkoi Demushit të largohej nga pasqyrimi i protestës dhe menjëherë militatët nisën t’i ktheheshin gazetares të irrituar.

Gjithçka kulmoi kur erdhi Sali Berisha dhe turma përzuri një grup gazetarësh, ndërsa gjatë raportimit dhe pasqyrimit të fjalës së liderit demokrat, ka penguar në kryerjen e detyrës dhe kolegët e tjerë të medias.

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike që po marrin pjesë në protestën që po zhvillohet në Tiranë, pranë Sheshit Skënderbej, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe po marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. m.p.

Të fundit

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

Lajme të tjera

Web TV