“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe askush s’e shikon. Madje, gjatë ballafaqimit të tij dhe qytetarit që e denoncoi, ai e ofendon dhe e quan spiun.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Bardhaj në Përrenjas, me ankesë të z. Flori Bogdani. 78 vjeçari ankohet se një banor fshatit Tahir Bogdani, punonjësi i pyjores, vjedh energji elektrike. Sipas tij, me lidhjet që Tahiri ka me policinë dhe me ata të dritave, ai ia ka hedhur paq gjatë gjithë kohës që mos të paguajë energji elektrike.

Më pas pohon se punonjësi shtetëror nuk ka as kontratë, teksa bën gjithmonë lidhje të paligjshme. “Njëherë e bëri te shtylla e dritave. U ankova dhe ia hoqën. Më pas e bëri te vëllai dhe ia hoqën. Tani te kablli që shkon te shtëpia e vëllait. Para se të shkojë te sahati ka zhveshur një pjesë dhe ka bërë lidhjen e paligjshme. Këtu e shohin të gjithë, po ai meqenëse është i pyjores dhe punojnë bashkë me ata të tjerët, nuk e ndalojnë” pohon i moshuari.

Fiksi shkoi te vendi që ka bërë lidhjen, filmojmë lidhjen dhe ndjekim kabllin që shkon te banesa e Tahirit. Më pas, denoncuesi telefonon inspektorin e policisë së zonës, të cilit i thotë se sërish qytetari me lidhje. Punonjësi nuk reagon, ndërsa qytetari i pohon se ka lajmëruar edhe Fiksin. “I kemi bërë veprimet dhe kemi njoftuar ata të dritave” pohon inspektori. Fiksi e pyet inspektorin se çfarë veprimesh ka bërë, por ai e mbyll telefonin.

Gazetarët takojnë punonjësin shtetëror, bashkë me denoncuesin. Tahiri thotë se është te Zona e Mbrojtur Shebenik – Jabllanicë (Park Kombëtar) dhe ka një sipërfaqe të mëdha që duhet të monitorojë për prerje pyjesh. Ai thotë se Floriu (denoncuesi) ankohet se ai vetë i ka proceduar një të afërm për prerje pyjesh. Fiksi i thotë se, nëse e ka bërë diçka të tillë, ka zbatuar ligjin dhe detyrat, por Fiksi filmoi lidhjen e paligjshme që vetë Tahiri ka bërë.

Lexo edhe :  Sa rriten rrogat dhe pensionet? Rama tregon planin për mandatin e katërt

Punonjësi i pyjeve debaton me denoncuesin, madje i thotë “, spiun, jazëk të qoftë” dhe e pështyn. Të dy debatojnë për një moment dhe Tahiri nuk pranon që të shkojë bashkë me grupin e Fiksit te vendi i lidhjes së paligjshme. Ai largohet dhe grupi i Fiks Fare e ndjek, ndërsa thotë se “kam respekt për ju, por duhet të largohem”.

Pas disa minutash, shefi i pyjores vjen sërish dhe jep intervistë, ku thotë se i është hequr sahati i dritave kohë më parë dhe se ata të elektrikut s’ia kanë sjellë. Fiksi i kërkon disa herë që të shkojnë te lidhja, ai s’pranon. Thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje, por Fiksi i bën me dije se lidhja është atje dhe mund ta verifikojnë. Sërish nuk pranon të shkojmë te vendi që është bërë lidhja dhe ikën me makinë!

Grupi i Fiks Fare shkon te OSHEE Përrenjas, ku një punonjës thotë se Tahir Bogdanit (punonjësi i Pyjores) është debitor. I janë hequr dritat në vitit 2018 dhe ka edhe një procesverbal. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë drita pasi është abonent problematik.

Fiksi i bën me dije se denoncuesi ka bërë disa ankesa në polici dhe në OSHEE për këto lidhje. “Kemi shkuar disa herë, po s’kemi gjetur lidhje. Sa shikon makinën tonë ndoshta i heq” thotë punonjësi. Fiksi i thotë po tani, që ka bërë këtë lidhje?! “Do të flas me shefat dhe po të kemi makinë do të shkojmë” përfundon ai. m.p.

Të fundit

Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që...

E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. https://twitter.com/realmadrid/status/1923680731789758959?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA “Real Madrid...

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz. Kjo...

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

Lajme të tjera

Web TV