Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer – libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe realizuar mbi këtë temë – por ka edhe prova shkencore që një zemër e thyer mund të jetë gjithashtu fatale.

Termi mjekësor është kardiomiopatia takotsubo (TC), një dobësim i zemrës i shkaktuar nga stresi fizik ose emocional. Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Arizonës shqyrtoi të dhënat e 199,890 pacientëve në SHBA midis viteve 2016 dhe 2020.

Edhe pse gjendja ishte më e zakonshme te gratë, vdekjet ishin më shumë se dy herë më të mundshme tek burrat.

Studiuesit kanë paraqitur një hipotezë për hendekun midis burrave dhe grave. Besohet se TC shkaktohet nga një rritje e hormoneve të stresit, e shkaktuar nga stresi fizik ose emocional – kështu që një stres fizik mund të jetë një ndërhyrje kirurgjikale ose një infeksion, ndërsa stresi emocional mund të jetë një divorc ose vdekja e një të dashuri. Stresi fizik është më i zakonshëm tek burrat, gjë që mund të shpjegojë numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo gjendje. Studiuesit gjithashtu mendojnë se ndryshimet në ekuilibrin hormonal midis gjinive mund të luajnë një rol.

Sindroma e zemrës së thyer lidhet me mosfuksionimin e muskujve të zemrës pas një ndodhie stresuese, traumatike. Gjithçka nis me dhimbje të forta dhe të papritura në kraharor kur shtimi i hormoneve të stresit ndërhyn në pompimin e gjakut në një pjesë të zemrës.

Hormonet e stresit shtohen gjatë ndodhive traumatike si vdekja e një njeriu të dashur, një ndarje, lëndime fizike, apo edhe gjatë ndodhive pozitive si fitimi i lotarisë apo një festë surprizë. Individët me sindromën e zemrës së thyer fillojnë të vënë re simptomat pak minuta deri në pak orë pas ndodhisë stresuese.

Lexo edhe :  3 Fjalitë tipike të thëna nga njerëzit e trishtuar

Shpeshherë, sindroma e zemrës së thyer keqdiagnostikohet si atak kardiak, ngaqë simptomat janë të ngjashme.

Përveç dhimbjes në kraharor dhe problemeve me frymëmarrjen, pacientët me sindromën e zemrës së thyer përjetojnë edhe ndryshime në ritmin e zemrës të përngjashme me ato të atakut kardiak. Por, kur iu nënshtrohen një analize që përcakton cilat janë arteriet e bllokuara në rastin e një ataku kardiak, nuk iu gjendet asnjë enë gjaku e bllokuar. Përkundrazi, atyre s’u punon si duhet një pjesë e konsiderueshme e zemrës.

Shumica e njerëzve shërohen vetiu brenda pak javësh, por nëse keni probleme me zemrën, tension të ulët gjaku, anormalitete me ritmin e zemrës, bëni mirë të flisni me mjekun./E.Ç

Të fundit

“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për...

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes etj? 1. Kërko në pemën familjare Nëse...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

Lajme të tjera

Web TV