“Goditje” për Trump! Moody’s ul vlerësimin e kreditit të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka ulur vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nga niveli Aaa në Aa1, duke hequr kështu edhe statusin e fundit me notën më të lartë për ekonominë më të madhe në botë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Shtëpia e Bardhë, që e cilësoi këtë akt si të motivuar politikisht.

Moody’s shprehu shqetësimin se borxhi në rritje dhe deficitet buxhetore të vazhdueshme po rrezikojnë statusin e SHBA-ve si destinacioni kryesor i kapitalit global dhe do të ndikojnë në rritjen e kostos së huamarrjes për qeverinë amerikane.

“Ndërsa pranojmë avantazhet e rëndësishme ekonomike dhe financiare të SHBA, besojmë se ato nuk mjaftojnë më për të kompensuar përkeqësimin e treguesve fiskalë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Moody’s.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë dhe ashpër, duke akuzuar Moody’s për paragjykim politik. Drejtori i komunikimit, Steven Cheung, u shpreh në platformën X se kryeekonomisti i agjencisë, Mark Zandi, është “këshilltar i Obamës” dhe “donator i Clinton”, duke e quajtur një armiq të betuar të presidentit Trump.

“Askush nuk e merr seriozisht ‘analizën’ e tij. Ai është provuar i gabuar herë pas here,” shkroi Cheung.

Pas lajmit për uljen e vlerësimit, tregjet financiare reaguan me pasiguri. Rendimenti i bonove 10-vjeçare të qeverisë amerikane u rrit në 4.49%, ndërsa një fond që ndjek indeksin S&P 500 ra me 0.6% në tregtinë pas orarit.

Ekspertët paralajmërojnë se ulja e vlerësimit mund të nënkuptojë se investitorët do të kërkojnë interesa më të larta për detyrimet qeveritare, duke e bërë më të kushtueshme huamarrjen për Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i Moody’s vjen në një kohë kur deficiti buxhetor vjetor i SHBA kap vlerën 2 trilionë dollarë, ose mbi 6% të PBB-së. Borxhi total tashmë ka tejkaluar përmasat e ekonomisë kombëtare, pjesërisht si rezultat i huamarrjes së lartë gjatë pandemisë së Covid-19.

Lexo edhe :  Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi muaj më parë se SHBA po ecën drejt një “rruge të paqëndrueshme” dhe se një krizë do të nënkuptonte ndërprerje të papritur të kredive dhe aktivitetit ekonomik.

Ligjvënësit amerikanë po përpiqen të kalojnë një paketë të re fiskale, që përfshin zgjatjen e ligjit për uljen e taksave nga viti 2017. Por, një komision kyç i Dhomës së Përfaqësuesve dështoi të miratonte projektligjin pas kundërshtimit të konservatorëve të linjës së ashpër, të cilët shprehën shqetësime për koston prej 3.8 trilionë dollarësh gjatë dekadës së ardhshme.

Vendimi i fundit i Moody’s vjen pas paralajmërimeve të nëntorit 2023, kur e uli perspektivën e SHBA nga “e qëndrueshme” në “negative”./e.s

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV