Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ben Andoni

Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo mungese me kreun e Bashkisë. Që do të thotë se nuk mund ta mbajë të tillë deri në vitin 2027 dhe për më tepër inercia e fitores është e tillë, që i jep mundësi ta turbullojë opozitën me një sfidë të re.

Sak tani që janë të dërrmuar moralisht dhe psikologjikisht. Logjikisht, zgjedhjet e Tiranës janë fare pranë. Po ndërkohë që me gjasë përgatitjet kanë filluar për Tiranën nga kampi socialist, nga kampi demokrat po justifikohet humbja dhe shfryhet me inat ndaj çdo kritike dhe konstatimi.

Teksa për një parti që nuk është mësuar me humbje, kjo mund të quhej katastrofë, për PD-në kjo po kthehet në normalitet. Për një kohë të gjatë, i është bërë apel të jetë e kujdesshme dhe vizionare dhe të mendojë me shumë kujdes përpara makinerisë elektorale të PS-së. Është paralajmëruar, këshilluar, qortuar dhe nga një pjesë që gjejnë vetëm të këqija edhe anatemuar, por fatkeqësisht ata nuk kanë reaguar. U është kërkuar të kooptohen njerëz të ri, por edhe kjo ka rënë në vesh të shurdhër. Folën për qeverinë teknike dhe se nuk do t’ua merrnin zgjedhjet, pavarësisht paralajmërimit, por bindja e njerëzve të PD-së (lexo ata që janë të sigurt në lista) ishte se nuk do guxonte kush t’i prekte.

Diferenca (përveç parregullsive që presin reagimin e drejtë të tyre) ka treguar se janë dhe fajtorë 100% për humbjen e tyre. Paradoksalisht, në ditët e fundit kanë nisur edhe ankesat për manipulime ndaj njëri-tjetrit. Ata që duan të ndryshojnë bëjnë një plan dhe përshkruajnë me saktësi anët e tyre pozitive dhe ato humbëse. Kjo logjikë është e panjohur nga ana e PD-së. I gjithë rrëfimi i tyre është njëkahësh: Ne kundër atyre!

Lexo edhe :  Pushteti i tepërt

Ka të ngjarë që në kampin socialist po punohet për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës që më gjasë do ndodhin para atyre të vitit 2027. Pra po punohet për projeksionet statistikore bashkë me pritshmëritë. Shtuar edhe me justifikimet dhe Mea culpa-t, me anë të së cilave do duan të fitojnë empatinë e munguar për Tiranën. Edhe pse rezultati i Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme është në nivel, ku mund të ndihen të qetë numerikisht por jo moralisht.

Dhe zgjedhjet e Tiranës janë paradhoma e suksesit në zgjedhjet e ardhshme, për të cilat nuk është çudi që të kenë nisur të punojnë socialistët. Ndërkohë gjendja e knock down te Partia Demokratike po përjetohet me shumë ashpërsi, inate dhe me justifikimet e zakonshme. Për këto të fundit, duhet ta konsiderojnë veten fajtorë dhe që si mbrojtën votat. Të paktën kështu krenoheshin deri në 11 Maj dhe ishin fare të bindur për fitoren. Por koha po numëron mbrapsht dhe nuk është çudi që Rama t’i kapi në kurth me frymën e krijuar që ta përcjellë në zgjedhjet e pjesshme lokale, që nuk do ishin më knock down i PD-së në rast humbje, por knock out i plotë.

Duhet pak më shumë respekt për veten dhe bindje për rikthimin. Plaku Gandi e thoshte sipas mënyrës së tij: “Për të mbrojtur demokracinë, njerëzit duhet të kenë një ndjenjë të mprehtë pavarësie, vetërespekti dhe uniteti të tyre”. Mësim më i mirë për PD-në nuk mund të ketë, që të shtojë respektin për pavarësinë e individit në PD, veten e tyre dhe unitetin, i cili ka fluturuar krejtësisht.

Të fundit

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Lajme të tjera

Web TV