Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
Pas takimit mes tyre, u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve./e.s