Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se Franca e mbështet këtë rrugëtim.
“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Europian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, ka shkruar Macron./e.t