Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga mbrëmja e së premtes deri mëngjesin e së shtunës.

Sipas autoriteteve amerikane, 9 viktima janë regjistruar në Kentucky dhe 7 të tjerë në juglindje të Missourit. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar mbi 5 mijë banesa dhe biznese, ndërsa më shumë se 700 mijë shtëpi dhe kompani mbetën pa energji elektrike.

Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, duke ndihmuar qytetarët e prekur nga katastrofa, teksa është duke u bërë vlerësimi i plotë i dëmeve.

Të paktën dhjetëra persona janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitale të ndryshme në Kentucky dhe Missouri. Mediat amerikane raportojnë se situata ka qenë kritike për orë të tëra.

Shërbimet Meteorologjike Kombëtare në SHBA kanë deklaruar se rreziku më i madh i stuhive ka kaluar, por reshjet e shiut dhe erërat e forta do të vijojnë të ndikojnë në disa zona edhe në ditët në vijim./e.t

Të fundit

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks...

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

Lajme të tjera

Web TV