U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin/ Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë, duke qëndruar në Parkun Olimpik, ku po vazhdon numërimi i votave të Diasporës. PD arriti të ruajë rezultatin me 4 mandate në këtë qark.

Gjatë procesit të numërimit, Gjekmarkaj u surprizua fillimisht nga kolegia Elda Hoti, ndërsa në përfundim të numërimit, tensionet e mëparshme midis palëve politike lanë vendin për një moment simbolik bashkëpunimi.

Përfaqësues të Partisë Socialiste e surprizuan Gjekmarkajn duke i dhuruar një tortë me urimin “Edhe 100 Agron”. Me një notë humori, ai komentoi: “Mos i keni hedhur helm”.

Gesti u prit me të qeshura dhe u cilësua si një moment i rrallë paqeje mes kundërshtarëve politikë gjatë një procesi zgjedhor të ngarkuar./e.t

Të fundit

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

Lajme të tjera

Web TV