Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe në një qark që i rritet rritet popullsia çdo vit është e pritshme që pjesëmarrja në zgjedhje parlamentare të rritet çdo katër vjet. Aq më tepër, pasi një kryeministër i anatemuar nga opozita ka qeverisur për 12 vjet rresht…
Por partitë e vjetra opozitare (PD, LSI, PDIU etj.), të bashkuara së fundmi në Aleancën për Shqipërinë Madhështore, nuk frymëzuan dot një rritje të pjesëmarrjes në Qarkun Tiranë. Përkundrazi, ato i hapën vetes një gropë të madhe elektorale. Kështu, duke llogaritur vetëm votat e këtushme (pa ato të diasporës), PD+LSI+PDIU+etj. morën plot 60 mijë vota më pak se sa kishin marrë gjithsej më 2021 në Qarkun Tiranë.
Ky deficit prej 60 mijë votash u mbulua pjesërisht nga partitë e reja me profil të djathtë apo të qendrës. Sidoqoftë, në përfundim, numri i votave të këtushme ra në total me 33 mijë, në krahasim me vitin 2021.
Kjo analizë numerike tregon se opozitës së vjetër po i mbaron karburanti frymëzues për t’i nxjerrë votuesit opozitarë në votim. Po a do ta ketë karburant në të ardhmen opozita e re, e cila sapo ka filluar t’i ndezë motorët? m.p.