FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin “Leo XIV” dhe stemën e papës të gdhendur në pjesën e brendshme.

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën. Mediat e huaja shkruajnë se kur unaza iu dorëzua Leos, ai dukej i prekur, duke e parë atë.

Unaza njihet si Unaza Piskatore, ose Unaza e Peshkatarit. Është pjesë e sendeve zyrtare të veshur nga Papa, i cili është pasardhësi i Shën Pjetrit, një peshkatar nga zanati. Të paktën që nga mesjeta, ka qenë tradicionale që besimtarët të takohen me Papën të tregojnë përkushtimin e tyre duke puthur unazën.

Ka shumë arsye pse unaza thyhet kur një Papë ndërron jet%. Ndër më të rëndësishmet është të sigurohet që ajo, si unazë vule, të mos përdoret në falsifikimin e dokumenteve. Prerja e unazës simbolizon gjithashtu përfundimin e autoritetit dhe mandatit të papës së ndjerë. Çdo unazë është unike për çdo papë dhe varroset me të./E.T

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV