Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të saj, të cilat nuk kanë lidhje aspak me politikën.
Në llogarinë e saj në “Facebook”, Kryemadhi ka postuar një video nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë së shpejti.
Ka qenë vetë deputetja e Partisë së Lirisë e cila më herët bëri me dije se së shpejti do të vijë si aktore në një film artistik i cili do të titullohet “Me fat”.
“Unë kam disa projekte në për të bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik e një grup të rinjsh. Kam rol të rëndësishëm, filmi quhet ‘Me fat’.
Është një film interesant që ka në thelb familjen. Ka në thelb ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen. Shoqëria në të cilën ne jetojmë, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Ne shpresojmë ta nxjerrim ne Verë, shumë shpejt. Janë xhiruar një pjesë e skenave”, ka zbuluar më herët Kryemadhi. m.p.