“Pallati mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it ka 40 televizorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit. Avioni, i cili vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, është një “pallat fluturues” me ambiente të stilit mbretëror, dizajnuar nga firma e njohur franceze “Alberto Pinto Cabinet”.

Ky avion privat përfshin një dhomë gjumi kryesore, një dhomë për mysafirë, dy tualete të mëdha me dushe, nëntë tualete më të vogla, pesë kuzhina të vogla dhe një zyrë personale. Dekori përfshin kolltukë të mëdhenj lëkure, më shumë se 40 televizorë (përfshirë 10 ekrane të mëdhenj), si dhe mure me ngjyrë ari që kujtojnë stilin e Trump Tower në Manhattan, shkruan A2 CNN.

Avioni, që më parë përdorej nga një divizion i Qatar Airways për transportimin e familjes mbretërore dhe zyrtarëve shtetërorë, mund të mbajë rreth 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi. Ai ka një autonomi fluturimi prej rreth 12 450 kilometrash dhe një shpejtësi maksimale prej 1062 km/h, duke e bërë më të shpejtë dhe më efikas se Air Force One aktual.

Trump deklaroi në Truth Social se ky avion do të shërbejë si zëvendësim i përkohshëm për Air Force One derisa të përfundojnë avionët e rinj presidencialë që po ndërtohen nga Boeing. Megjithatë, projekti i Boeing ka hasur në vonesa të mëdha dhe tejkalime të mëdha të buxhetit, duke bërë që përfundimi i tij të shtyhet deri në vitin 2027.

Por edhe avioni luksoz nga Katari do të duhet të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur kërkesat e sigurisë dhe komunikimit të një avioni presidencial. Kompania amerikane e mbrojtjes L3Harris është përzgjedhur për ta pajisur me teknologji të avancuar për mbrojtje, komunikim satelitor dhe mbrojtje ndaj valëve bërthamore në rast lufte.

Lexo edhe :  Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit për armëpushimin

Pavarësisht se është prodhuar mbi 10 vjet më parë, ky Boeing 747-8 është një ndër avionët më të shtrenjtë e më të sofistikuar në botë. U rinovua nga kompania zvicerane AMAC Aerospace gjatë një periudhe dyvjeçare, dhe përmban sallone të bollshme, shkallë luksoze që lidhin dy katet, internet, radio live dhe 13 pajisje Blu-ray.

Ky “Air Force One” i ri do të jetë avioni presidencial më i gjatë ndonjëherë, me një gjatësi prej 76,3 metrash. Ai është një kombinim i teknologjisë amerikane dhe luksit arab dhe tani po i rikthehet vendit ku u prodhua: SHBA-së. m.p.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV