Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit.
Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me dy mandate.
Ndërkohë më herët ditën e sotme përfundoi numërimi për votat e Diasporës së qytetit të Elbasanit ku PS ruajti 10 mandate dhe PD 4 mandate. Gjithashtu edhe në Vlorë, PS konfirmoi mandatin e saj të nëntë ndërsa PD mbeti me 3 mandate./E.T