E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në mes të mbeturinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave.

Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se rreth orës 11:00 të kësaj të hëne, në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Mësohet se foshnja e pajetë ishte futur në një qese të zezë dhe ishte hedhur në pikën e grumbullimit të mbeturinave.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci konfirmoi se mjekët konstatuan vdekjen e foshnjës.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete.

Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, ka pohuar Borovci, teksa më tej theksoi se Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë informacion lidhur me këtë ngjarje të kontaktojnë me efektivët me qëllim zbardhjen e plotë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. m.p.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV