Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në  një studio televizive u shpreh se politika shqiptare deri tani ka manifestuar sjellje presionuese ndaj drejtësisë, por tashmë ‘loja’ ka ndryshuar.

Sipas saj, vendimi për kalimin e dosjes “Partizani” për gjykim është një revolucion “për drejtësinë shqiptare dhe një shpullë e thellë për politikën shqiptare”.

Ajo theksoi më tej se kërcënimet dhe sulmet që bën Berisha për prokurorët e gjyqtarët do t’ia rëndojnë pozitën në raport me drejtësinë.

“Pushteti politik në Shqipëri, pa dallim, majtas dhe djathtas, kishte një arrogancë dhe ishte tutor i drejtësisë shqiptare. Klasa pulitke shqiptare ka marrë një mësim të madh nga SPAK.

Ne e dimë që edhe Ilir Meta, gjatë seancave gjyqësore bënte si kaposh, bërtiste e fyente edhe rrugëve, tani kemi vënë re se e ka vënë shpirtin në paqe. Së për Berishën, pavarësisht se bëri një vit në majë të ballkonit, tani po shkon si “çeço” çdo javë dhe paraqitet para SPAK dhe bën listëprezencën.

Edhe kjo që ka kaluar për gjykim sot, për mendimin tim është një revolucion për drejtësinë shqiptare dhe një shpullë e thellë për politikën shqiptare.

Edhe këto presionet që bën ai, nuk do ngelen pa përfshirë, sepse e dimë shumë mirë, që gjyqtari nuk merr një vendim thjesht bazuar në prova, por edhe nga sjelljet e personit që është nën hetim. Pozitat e tij do rëndohem nga sjellja që ai ka pasur ndaj drejtësisë, sepse bëhet një precedent i tmerrshëm dhe negativ për të gjithë shqiptarët që duhet të përballen me drejtësisë”, tha ajo./E.T

Të fundit

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar,...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Lajme të tjera

Web TV