GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka.

Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pas sipas tyre ajo ka qenë e dënuar në Greqi e kësisoj edhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza.

Kujtojmë se para dy javësh, Berisha publikoi një dokument që tha se tregon dënimin në vitin 2005 të gjyqtares. Sipas Berishës, fshehja e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja Irena Gjoka e bën të pavlefshëm çdo vendim të saj.

Por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësit e Berishës kërkonin përjashtimin e Gjokës nga çështja e tij. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi edhe asokohe rrëzimin e kërkesës.

Kujtojmë se seanca paraprake për dosjen “Partizani” po zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo dosjen për gjykim.

Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzat për korrupsion pasiv në lidhje me këtë çështje. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash./e.s

Të fundit

Europiani U-17 nis me humbje, Shqipëria mposhtet nga Portugalia

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan...

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e re të PS. Për deputetët...

Mbyllet numërimi për votën preferenciale, Olta Xhaçka merr mandatin në Tiranë

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë...

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu dhe jashtë vendit, dhe me...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Lajme të tjera

Web TV