Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar i pikëlluar në lidhje me lajmin e ish-presidentit, Joe Biden, i cili u diagnostikua me kancer në prostatë.
Me një postim në “Truth Social”, Trump ka shkruar se së bashku me bashkëshorten e tij me Melina Trump, i urojnë familjes së tij shërim sa më të shpejtë.
Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësor të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë”, tha Trumpi në “Truth Social”.
Referuar një deklarate të bërë nga zyra e Biden mësohet se ish-presidenti amerikan është diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës dhe sëmundja është përhapur në kockat e tij.
Kujtojmë se Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar të këtij viti, kur Donald Trump i betua si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./e.s