Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.

Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit./e.s

Të fundit

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës...

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak të gjëndjes së tij të...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

Lajme të tjera

Web TV