Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje të papritur të interesit të publikut pasi u emërua Papë më 8 Maj.

Prona ndodhet rreth 32 kilometra në jug të qendrës së Çikagos dhe përfshin tre dhoma gjumi. Ankandi do të hapë ofertat me një çmim fillestar prej 250,000 dollarësh, ndërsa shitësi është i hapur për të pranuar një ofertë në çdo kohë para përfundimit të ankandit më 18 qershor.

Shtëpia ishte fillimisht një pronë tipike banimi dhe u listua në janar për 219,000 dollarë, pas një rinovimi të plotë nga një investitor i pasurive të paluajtshme, i cili e bleu atë për 66,000 dollarë një vit më parë.

Pavarësisht një uljeje të mëvonshme në 199,000 dollarë, shtëpia qëndroi në treg për disa muaj por pa interes të madh.

Më 8 maj, vetëm disa orë pasi Kardinali Robert Francis Prevost, 69 vjeç, u zgjodh Papë dhe mori emrin Papa Leon XIV, shitësi hoqi menjëherë shtëpinë nga tregu, pasi brenda disa orësh kishte marrë tetë oferta.

Interesi për shtëpinë u rrit kur u zbulua se Papa i sapozgjedhur kishte kaluar dy dekada të fëmijërisë së tij në këtë shtëpi, bashkë me babain e tij Louis, një mësues, nënën Mildred, një bibliotekare, dhe dy vëllezërit e tij.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme thonë se ankandet luksoze po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për prona që nuk përshtaten në parametrat tradicionalë të tregut.

“Kjo është një pronë unike, me vlerë simbolike dhe historike. Ankandet luksoze janë një mënyrë për të përcaktuar vlerën reale të tregut kur kemi të bëjmë me histori të tilla të jashtëzakonshme,” – u shpreh përfaqësuesi i ankandit, Haghani.

Lexo edhe :  Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Ndërsa Vatikani përgatitet për një kapitull të ri nën udhëheqjen e Papa Leon XIV, shtëpia ku filloi rruga e tij drejt papatit mund të bëhet jo vetëm një trofe për blerësin e ri, por edhe një copëz e rrallë e historisë amerikane në Kishën Katolike. m.p.

Të fundit

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Lajme të tjera

Web TV