Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma e saj, duke thënë se ato shkelin rregullat ekzistuese.

Airbnb është një platformë online që u lejon pronarëve të japin me qira strukturat e tyre akomoduese udhëtarëve.

Mediat spanjolle shkruajnë se kompania e njohur amerikane ka shkelur rregullat që rregullojnë reklamimin e këtyre strukturave akomoduese.

Këto janë reklama në të cilat nuk sqarohet statusi ligjor nuk tregojnë statusin ligjor të qiradhënësve, kështu që nuk dihet nëse qiradhënësit janë profesionistë apo individë.

Ministri spanjoll i të Drejtave të Konsumatorëve, Pablo Bustinduy, thotë se qëllimi i tij është “t’i japë fund mungesës së kontrollit dhe paligjshmërisë” në biznesin e shtëpive për pushime dhe të favorizojë aksesin në strehim për qytetarët.

Problemi i turizmit masiv ka kohë që shqetëson qytetarët dhe protestat kanë qenë të zakonshme. Edhe të dielën mijëra njerëz protestuan në Ishujt Kanarie. Ata u kërkuan autoriteteve të kufizojnë numrin e vizitorëve për të mbrojtur banorët nga kostot e larta të strehimit, trafiku i shtuar dhe shërbimet e mbingarkuara.

Në vitin 2024 ka patur një rekord vizitorësh dhe pritet që edhe këtë vit të ketë edhe më shumë./e.s

Të fundit

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt e ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV