Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë.

Ekipi i emisionit investigativ “Tak Fak” në News24, ishte në Tropojë për të dëgjuar nga afër zërin e banorëve, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Gjakovës në Kosovë për shërbime mjekësore që normalisht duhet t’i marrin në qytetin e tyre.

“Në Gjakovë i bëjmë të gjitha. Sepse këtu nuk ka mjekë. Ka vetëm një kardiolog, ka mjekë të përgjithshëm, por mungojnë kirurgët, neurologët, reanimatorë”, thotë një qytetar, ndërsa qëndron në një kafene pranë spitalit. Sipas qytetarëve, spitali funksionon më shumë si një ambulancë. Për çdo rast më të ndërlikuar, pacientët nisen drejt Gjakovës, Kukësit apo Tiranës.

Sallat e operacionit janë jashtë funksionit, dhe mungesa e pajisjeve dhe aparaturave moderne është evidente. “Për një serum vijmë këtu. Pastaj, nëse është diçka më e rëndë, nisemi në Kosovë”, thotë një banor. “Mjekët që janë, janë pensionistë. Një ka ardhur nga Lushnja, një nga Tirana, por janë të moshuar. Ku janë të rinjtë?”,

Qytetarët thonë se pa spitalin e Gjakovës, Tropoja “do të kishte vdekur”. Varësia nga shëndetësia kosovare është kthyer në normë. Ata thonë se edhe për një konsultë të thjeshtë neurologjike apo për një analizë specifike, nuk ka asnjë mundësi trajtimi lokal.

“Mos me qenë Gjakova, Tropoja vdes fare,” – thekson një qytetar me shqetësim. Një tjetër problem shqetësues është mbingarkesa e mjekëve të familjes. Një mjeke në zonë mbulon deri në 15 fshatra, gjë që bën të pamundur ofrimin e kujdesit të duhur për të gjithë.

“E përkushtuar është, por s’ka si i del. Është vetëm një njeri”, thotë një tjetër banore. Banorët lidhin situatën edhe me ndryshimet nga ndarja territoriale, që sipas tyre e ka lënë Tropojën pa institucione themelore.

Lexo edhe :  PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

“Për një certifikatë duhet të ikim në Kukës. Nuk kemi më gjykatë, avokat, paraburgim… Kemi humbur gjithçka”, thotë një ish-punonjës i shëndetësisë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti për shtimin e mjekëve specialistë në Tropojë, rindërtimin dhe pajisjen e sallës së operacionit si dhe investim në aparatura bashkëkohore. m.p.

Të fundit

“Dëshiron ta kapë!” Agron Shehaj zbulon planin që ka Rama pas 11 majit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin "Euronews Tonight" se kryeministri Edi Rama do tentojë të kapi...

Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse… postoi fotot e saj!

Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood,...

Dolën kundër Berishës, por dështuan në zgjedhje! Kush e ka fajin për rezultatin?

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit lanë jashtë dyerve të Kuvendit emra të rëndësishme politikanësh, që për dekada me radhë u investuan tek PD. Ish-figura qendrore...

Pse dështoi telefonata Trump-Putin? Britania dhe BE ndryshojnë mendim totalisht

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për një sërë sankionesh të ndërmarra kundrejt Rusisë pas zhvillimit të telefonatës midis presidentit rus Vladimir Putin...

“Gara nuk ishte e barabartë!” Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ish-Ministri i Brendshëm,...

Lajme të tjera

Web TV