Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për “egoizmin” mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Përplasja nisi të premten gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri.

Gjatë këtij samiti, Meloni nuk u ftua të marrë pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump-in. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte përjashtuar për shkak të refuzimit të saj për të dërguar trupa në Ukrainë, si pjesë e një “koalicioni të të gatshmëve” që ishte propozuar.

Presidenti Macron, i cili ishte në telefonatë së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin polak Donald Tusk dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, akuzoi Melonin për përhapje të dezinformatave.

“Diskutimi ishte për një armëpushim, të mos përhapim informacione të rreme. Ka mjaftueshëm nga ato që vijnë nga Rusia,” tha presidenti francez.

Meloni u takua me kancelarin Merz në Romë, një ditë përpara inaugurimit të Papës Leon XIV, në një përpjekje për të zbutur tensionet.

Megjithatë, pas takimit ajo u bëri thirrje të gjithë liderëve të “lënë mënjanë egoizmin” dhe të përqendrohen në ndërtimin e një fronti të bashkuar për një marrëveshje paqeje që nuk nënkupton dorëzimin e Ukrainës.

Mediat italiane e përshkruan mungesën e kryeministres nga telefonata në samitin e Shqipërisë si një përjashtim të qëllimshëm, duke sugjeruar se Macron nuk kishte dëshiruar pjesëmarrjen e saj.

Të shtunën, Meloni tha për gazetarët se Italia është e gatshme të bashkohet me çdo format ndërkombëtar që synon t’i japë fund luftës, por paralajmëroi kundër përçarjeve brenda Perëndimit.

“Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus,” tha ajo. “Në një moment kaq delikat, është e rëndësishme të lëmë mënjanë çdo dallim personal që mund ta minojë atë unitet.”

Lexo edhe :  Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Në takimin në Romë, kancelari Merz tha: “Nuk duhet të lejojmë që të përçahemi.” Ai shtoi: “Do të zhvilloj bisedime në BE gjatë ditëve në vijim dhe do të përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt.”

Raportet mes Melonit dhe Macron-it janë prej kohësh të ftohta. Meloni është kapur edhe nga kamerat duke rrotulluar sytë pasi i ka dhënë dorën presidentit francez në takime të mëparshme.

Kryeministrja italiane ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe ka ndërtuar gjithashtu marrëdhënie personale të afërta me Donald Trumpin. Por ajo ka qenë shumë kritike ndaj planeve për të dërguar trupa në Ukrainë si paqeruajtës për të monitoruar një armëpushim të përhershëm.

Prej disa ditësh, Meloni është nën presion të madh nga opozita dhe kritikët në Itali, të cilët thonë se ajo po anashkalohet nga udhëheqësit europianë. m.p.

Të fundit

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e...

Mbyllet numërimi për votën preferenciale, Olta Xhaçka merr mandatin në Tiranë

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë...

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu dhe jashtë vendit, dhe me...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lajme të tjera

Web TV