Banorja e Ferma VIP rrëfehet: Një femër shkatërroi familjen tonë, u martua me babin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nenna, konkurrentja e Ferma Vip, ka treguar në prime një nga historitë e më të dhimbshme të jetës së saj.

Estetistja e cila tashmë është pronare e disa qendrave bukurie ka rrëfyer se vite më parë i është dashur të punojë në ndërtim për t’i siguruar një jetesë të mirë mamasë së saj dhe motrës, pasi babai i kishte braktisur për një femër tjetër.

Kam emrin e gjyshes, gjyshi im më pati lënë këtë emër sepse ai ka pasur katër gra dhe kur kam lindur unë nuk ka qenë asnjëra në jetë. Kështu që mamaja ime e ka pyetur se cilën grua ke dashur më së shumti dhe ai ka thënë Zylfien. Dhe ma kanë lënë emrin Zylfie.

“Babi ka qenë njeri i dashur por duke qenë dhe njeri i luftës kjo e ka bërë pak më agresiv. Shpesh e kam parë nënë time duke u rrahur, të injoruar, të anashkaluar,” u shpreh ajo.

Nenna gjithashtu ka rrëfyer historinë se si e ka marrë emrin e saj të vërtete i cili është Zelfie. Ajo tha se gjyshi i saj i ka vënë emrin e gruas me të cilin pati të gjithë fëmijët, pasi ai ishte martuar katër herë. Më tej ajo tregoi historinë prekëse të familjes së saj, ku një femër hyri mes nënës dhe babait të saj.

“Kam emrin e gjyshes, gjyshi im më pati lënë këtë emër sepse ai ka pasur katër gra dhe kur kam lindur unë nuk ka qenë asnjëra në jetë. Kështu që mamaja ime e ka pyetur se cilën grua ke dashur më së shumti dhe ai ka thënë Zylfien. Dhe ma kanë lënë emrin Zylfie.”

Nenna tregoi se kur gruaja e re e babait erdhi në shtëpi, nëna e saj bashkë me fëmijët u larguan nga shtëpia, çka solli më pas përplasje mes dajave të saj dhe babait, ku u përdorën edhe armët.

Lexo edhe :  "Kujdes të kam fal njëherë…"/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

“Gjithçka po shkonte mirë, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asaj femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindërit vendosën të ndahen kur ajo erdhi te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qira. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp buke për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.

Më tej ajo tha se u nis në Gjermani për t’i siguruar një shtëpi nënës. Fillimisht Nenna tregoi filloi punë me ndërtim. Ajo tha se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka 8 vite pa e parë e pa folur me të.

“Mka vdek babai për së gjalli, Ndonjëherë shkoj te shtëpia me makinë, sillem rrotull dhe pastaj kthehem në shtëpi”, tha ajo../e.s

Të fundit

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton...

Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

MERO BAZE - Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga...

“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën...

“Dëshiron ta kapë!” Agron Shehaj zbulon planin që ka Rama pas 11 majit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin "Euronews Tonight" se kryeministri Edi Rama do tentojë të kapi drejtësinë, si një betejë e...

Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse… postoi fotot e saj!

Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood,...

Lajme të tjera

Web TV