BE zbulon datën për Shqipërinë, kur do të mbahet konferenca 5 e anëtarësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel, shkruan A2 CNN.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian, ku shkruhet se takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi dixhital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor).

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se deri në vitin 2027 do të mbyllen grupkapitujt e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Rama ka premtuar se Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. m.p.

Të fundit

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Lajme të tjera

Web TV