“Bien aplikimet e shqiptarëve për azil”- Eurostat: Në janar dhe shkurt vetëm 980 kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 aplikim për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit. Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.

Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit.

Europë

Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.

Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar.

Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt. Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.

Lexo edhe :  Rama batuta me gazetarët britanikë/ Shijojeni Tiranën. Nëse bie shi, e keni fajin ju!

Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit. Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime).

Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).

Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë.

Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./Monitor/e.s

Të fundit

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Lajme të tjera

Web TV