“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endrit Shabani ka kritikuar sistemin zgjedhor që kanë vendosur dy partitë e mëdha në vend, i cili sipas tij nuk lejon rotacionin.

I ftuar në A2 CNN, Shabani iu rikthye edhe njëherë qëndrimit se të rinjtë që morën pjesë në këto zgjedhje duhet të shkonin bashkë si një koalicion, dhe do të kishin një numër më të madh deputetësh. Ai përmendi faktin që në Vlorë dhe Fier e kanë humbur mandatin për 100 vota.

“Entuziazëm kishim pasi feedback ishte pozitiv. 70 mijë shqiptarë dolën dhe votuan për alternativën tonë. Në Fier dhe Vlorë humbëm mandatet për 100 vota. PS me aq vota ka 9 mandate në Vlorë. Ne kemi vetëm 1. Është një betejë që kemi bërë kundër sistemit. Deformon përfaqësimin në demokraci. Është një sistem i kopsitur për të penguar rotacionin.

Shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi një grup më i madh. Më vjen keq që nuk na u bashkuan të rinjtë e tjerë. Po të ishim bashkë, të rinjtë kanë marrë 10% të votave. Ne sot do kishim 10-12 mandate. Arlind Qori do ishte aty. Shehu do kishte më shumë mandate. Ne luftuam në çdo cep. Është përgjegjësi i çdo aktori që të përpiqet t’i përfaqësojë të gjithë.”, – tha Shabani./e.s

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV