“PD po reflekton për humbjen!”/ Belind Këlliçi: Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, u shpreh se të gjithë kandidatët në listën e mbyllur të PD do të mbajnë përgjegjësi për humbjen në garën e 11 majit.

Këlliçi tha se kushdo që mendon se nuk po reflekton PD, e ka gabim. Por sipas tij, këto debate partiake nuk do të bëhen në media, pasi janë forumet e partisë.

“Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi që ka arritur, por kjo është çështja jonë”, u shpreh Belind Këlliçi.

 

 

Belind Këlliçi: Pa diskutim nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësive tona. Padyshim do të ketë një matje të performancës së cdo kandidati në listën e mbyllur. Ky kod elektoral që uroj të mos bëhen më kurrë zgjedhje me këtë kod, asnjëherë skam qenë dakord por e tillë ka qenë vendimmarrja, qëndrimi i partisë në pushtet, ata kanë imponuar me votat që kanë, ky kod elektoral është produkt i Edi Ramës, është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi shqiptar. Dhe uroj që të jenë zgjedhjet e fundit që bëhet ky diferencim midis kandidaturave, ku një pjesë e kandidatëve kanë qenë të qetë në listën e mbyllur dhe të tjerë në listë të hapur që i është dashur të bëjnë shumë herë më shumë punë, sic është rasti i Ilir Alimehmeti që merr 18 mijë vota dhe mbetet jashtë parlamentit që është çmenduri më vete. Me kodin e kaluar ilir alimehmeti do ishte në kuvend.

Nuk mundet analizat, debatet partiake të bëhen në media, janë forumet e partisë. Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi, por kjo është çështja jonë. Kushdo mendon se nuk po reflekton PD e ka gabim.

Lexo edhe :  “Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Të gjithë jemi në një fazë ku po reflektojmë mangësitë tona, por vëmendja niuk duhet të shkojë tek debatet tona të brendshme. Unë e di që vetëm PD ka diskutim. Se një herë të vetme që 3 kolegë të PS u ankuan se ia vodhën votat nga brenda i ra me sëpatë Rama brenda një ore dhe sot kanë tërheq kërkesën.

Patjetër nuk i shmanget askush përgjegjësisë duke nisur nga unë dhe të tjerë që patën privilegj që të ishin në listat për deputetë.

Nuk duhet të humbim kohë me denoncimet, për atë që panë të gjithë shqiptarët, për intimidimin e punonjësvse të shtetit. Ne kemi prova e fakte për çdo gjë që deklarojmë, dhe do ja cojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë./e.t

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV