Skandali trondit qeverinë e Macron/ Nestlé France akuzohet për falsifikim të ujit mineral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallati Presidencial francez dhe Emmanuel Macron janë në qendër të një skandali të rëndë politik dhe të konsumatorëve, pasi zbulohet se Nestlé Waters, kompania që menaxhon markën ikonike Perrier, dyshohet se ka shkelur legjislacionin për ujërat minerale natyrale, me tolerancën ose edhe bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Siç raporton Politico, sipas një raporti nga Senati Francez, Nestlé përdori metoda të ndaluara, të tilla si filtra me karbon të aktivizuar dhe rrezatim ultravjollcë, për të trajtuar ujin mineral natyral — praktika të lejuara vetëm në ujin e rubinetit.

Kompania pranoi parregullsitë që në vitin 2024, duke thënë se tani kishte qenë në përputhje me ligjin francez që nga viti 2023.

Megjithatë, raporti i komitetit hetimor të udhëhequr nga senatori socialist Alexandre Wiesel zbulon diçka shumë më serioze: se Pallati  Elize kishte qenë në dijeni të praktikës së paligjshme të Nestlé që në vitin 2022 dhe, në fakt, kishte dhënë pëlqimin për ndryshimin e rregulloreve për të legalizuar metodat e reja të filtrimit nën limitin prej 0.8 mikronësh – një limit që ishte vendosur për të ruajtur “pastërtinë” e ujit mineral.

Dokumentet e dorëzuara nga Pallati Elize në Senat përfshijnë 74 faqe me shkëmbime midis zyrtarëve të Presidencws dhe lobistëve të Nestlé.

Në të njëjtën kohë, ish-shefi i stafit të Macron, Alexis Koller, refuzoi të dëshmonte para komitetit, duke përmendur kufirin kushtetues midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Wiesel deklaroi në një konferencë për shtyp se Kohler kishte kontakte të përsëritura me lobistët e Nestlé, duke pretenduar se “të paktën që nga viti 2022, presidenca e dinte që Nestlé kishte shkelur ligjin për vite me radhë”.

Raporti i Le Monde dhe Radio France thekson se përkeqësimi i cilësisë së ujit po ndodhte me dijeninë e autoriteteve franceze, nën pretekstin e “kontaminimit të rastit bakterial dhe kimik” për shkak të “kontaminimit fekal”.

Edhe pse Presidenti Macron pretendoi në shkurt se “nuk ishte në dijeni” të kësaj çështjeje dhe se nuk kishte “bashkëpunim apo bashkëfajësi”, raporti ia atribuon qartë vendimin për të ndryshuar kuadrin rregullator nivelit më të lartë të qeverisë.

Lexo edhe :  I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Nestlé, nga ana e saj, dënoi si “shpifëse” shumë nga deklaratat e komitetit, përsëriti “keqardhjen” e saj për praktikat e paligjshme të së kaluarës dhe pretendoi se kontaktet e saj me qeverinë u bënë “me respekt për rolet institucionale dhe rregullat etike.

Skandali “Perrier” kërcënon tani të minojë më tej besueshmërinë e Emmanuel Macron, në një kohë kur popullariteti i tij po bie dhe ndikimi i tij politik po përballet me pengesa serioze./e.t

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV