Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për t’i dhënë një “urdhër” simbolik trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, që ta mundë Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit, duke treguar se pas buzëqeshjeve diplomatike, rivaliteti i vjetër jeton ende në fushë.

Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiç falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike: “E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi.

Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai. Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

Në këtë sfond, deklarata e Vuçiç bën kontrast të fortë me tonin e matur që e shoqëroi gjatë samitit të Tiranës. Duket se diplomacia e buzëqeshjeve nuk e zëvendëson dot plotësisht gjuhën e vjetër të rivalitetit, sidomos kur hyn në lojë sporti, një arenë ku emocionet kombëtare shfrytëzohen shpesh si mjet për përforcim të mesazheve politike./e.s

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa...

Vdekja tragjike e 7-vjeçares, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën...

Lajme të tjera

Web TV