50% e kërkesave janë refuzuar, ndërrimi i operatorit të numrave celularë ende me probleme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), gjatë vitit 2024 u portuan afërsisht 19500 numra celularë, 50% më pak krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e AKEP tregojnë gjithashtu se shkalla e refuzimit të kërkesave të abonentëve për portabilitet numri ngelet mjaft e lartë. Për vitin 2024, rreth 50% e këtyre kërkesave u refuzuan.

Shkalla e refuzimit të kërkesave ka pësuar rënie nga niveli prej gati 70% të një viti më parë, por, pavarësisht kësaj, procesi vazhdon të ketë problematika.

Sipas AKEP, problematikat e raportuara në ankesat e pajtimtarëve lidhen me refuzimet e kërkesave për portim të numrit nga operatori transferues, për arsye të mospërputhjes së ID së përdoruesve me parapagim në sistemet e operatorit transferues me ID në kërkesën për portim të dërguar nga operatori përfitues, si edhe detyrimeve kontraktore të pajtimtarit me paspagim (kontratë) tek operatori transferues.

Megjithatë, AKEP shprehet se numri i ankesave për portimin e numrit është reduktuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2023.

Portimi i numrave për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike të lëvizshme filloi në vitin 2011, ndërsa për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike fikse filloi në vitin 2012. Deri në fund të vitit 2024 rezulton se janë portuar në total rreth 1.3 milionë numra celularë dhe rreth 20 mijë numra fiks.

Sasia e numrave celularë të portuar gjatë një viti në periudhën 2011-2024 ka qenë rreth 100 mijë portime në vit dhe pas arritjes së pikut në vitin 2017 (mbi 250 mijë portime), ka ardhur në rënie, përveç periudhës 2020-2021 ku sasia e numrave celularë të portuar u rrit më shumë se dy herë në krahasim me vitin 2019.

Lexo edhe :  Forcë e tretë në zgjedhje/ Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD

Për sa i përket problematikave në lidhje me refuzimin e kërkesave për portim të numrit nga operatori dhënës celular, AKEP bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka punuar për draftimin e ndryshimeve në rregulloren, “Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit”, ndryshime të cilat përfshijnë vendosjen e detyrimeve për operatorin dhënës të numrit celular për komunikimin dhe informimin e pajtimtarit në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës për portim, si dhe përcaktimet e reja ligjore të lidhura me portabilitetin e numrit, të cilat përfshijnë disa ndryshime të rëndësishme në lidhje me të drejtën e portimit të numrit për konsumatorët.

Ligji i ri për komunikimet elektronike parashikon gjobë deri në 2% të të ardhurave vjetore (por jo më shumë se 50 milionë lekë) të operatorit të komunikimeve elektronike, nëse ai nuk përmbush detyrimet ligjore të vendosura për portabilitetin e numrave. /Monitor.al/e.s

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV