Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si dhe sekuestruan disa biznese, ku mes tyre dhe dy prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në qytetin e Durrësit, restorantin luksoz “Marquez” dhe “Port Side”.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se restoranti “Marquess” i vendosur në një nga pikat pranë vijës bregdetare, në zonën e njohur si Currilat, rezulton të jetë në pronësi të Ervin Zeqirit.

Ky lokal ka qenë i njohur për shërbimin në standarte të larta, por tashmë ndodhet në hetim për përfshirje në aktivitete me burim të dyshimtë financiar.

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet më të njohura

Pamje nga ambientet e restorantit “Marquess”

Ndërkohë, lokali tjetër i sekuestruar, “Port Side”, frekuentuar gjerësisht nga të rinjtë dhe turistët është në pronësi të Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”.

Emri i tij lidhet me një nga figurat më të njohura të botës së krimit, pasi rezulton të jetë nipi i Xhevdet Troplinit, një emër i cili është përmendur disa herë nga autoritetet, por dhe nga politikanë.

Këtu vlen të përmendim ish-kryeministrin Sali Beirsha, i cili përgjatë fushatës së zgjedhore përmendi disa herë mbiemrin e “Troplinëve” duke thënë se po shtantazhojnë qytetarët me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet e 11 Majit.

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet më të njohura

Pamje nga lokali “Portside”

Mesditën e kësaj të mërkure vetë kreu i Prokurorisë, Altin Dumani deklaroi se sekuestrimi i këtyre pasurive është një hap drejt ndërtimit të një harte të plotë të aktivitetit ekonomik të bazuar në burime të paligjshme dhe ka siguruar se asnjë pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme nuk do të mbetet e paprekur.

Lexo edhe :  Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Kujtojmë se këtë të mërkurë, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare arritën që të finalizojnë me sukses megaoperacionin e quajtur “Ura”.  Pas hetimeve të thelluara mes dy vendeve, të cilat startuan që në shtator të vitit 2021, u arrit “zbërthimi” i grupit-kriminal, pjesë të cilëve ishin edhe disa shqiptarë.

Ndërkohë që ashtu sikurse raportuam dhe më herët në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 masa sigurie për disa eksponentë të krimit në vendin tonë, por jo vetëm. Pjesë e këtij grupi rezultoi të ishin edhe njerëz të drejtësisë shqiptare si dhe biznesmenë.

Konkretisht 29 masa sigurie u lëshuan në Shqipëri, të gjitha arrest me burg, ndërsa në Itali janë lëshuar 22 urdhër-arreste. Deri më tani janë ekzekutuar gjithsej 40 masa sigurie. Gjithashtu, u bë i mundur sekuestrimi i tre restoranteve në qytetin e Durrësit, një bar Kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

Disa nga pasuritë e sekuestruara në kuadër të këtij operacioni:

– “Marquess” e Ervin Zeqirit

-“Felix Vinum” e Adi Çobës,

-“Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit

-“Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës),

-“Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt,

-“Vlora Cable” Nexhmedin Danajt,

-Kompani tregëtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit./e.s

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV