Bashkimi Europian do të mbajë nesër konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për grupkapitullin e tretë i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Të enjten në Bruksel do të mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për hapjen e grupkapitullit të tretë që lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupim përfshin tetë fusha ose kapituj që lidhen me transformimin digjital dhe median, politikën ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe punët e jashtëm, Igli Hasani
Në tetë muaj janë hapur negociatat për 27 fusha. Konferenca e Katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 Prill në Luksemburgu, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapen edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027-të përfundojmë negociatat duke pasur 2030-tën si vitin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. m.p.