Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.
Teksa dha detaje ne lidhje me operacionin “Ura” ku u leshuan 52 urdher arreste ne Itali dhe Shqiperi, ai u shpreh se mafia shqiptare është tashmë një forcë e madhe ndërkombëtare, por ai shprehu besim të plotë se populli shqiptar, përmes prokurorisë dhe drejtësisë së tij, do të jetë në gjendje ta luftojë këtë ‘kancer’.
Roberto Rossi – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm: Kemi punuar dhe punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri apo në Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është e rëndësishme
Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë do të jetë në gjendje të luftojë këtë kancer.
Jemi të sinkronizuar bashkë për të arritur këtë objektiv. Ka një prezencë të jashtëzakonshme të policisë gjyqësore italiane dhe policisë gjyqtare shqiptarë që bashkë me në arrijnë objektivat e përbashkëta./e.t