“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër.

Ai u shpreh se i kishte dërguar një plumb në rrjete sociale.

“Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho.

Me shumë qetësi u mora vetë me të, debila që bëjnë si të fortë.

E gjeta dhe tani ishte në fushatë”, tha Murrizi./E.T