Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj.

42-vjeçari, Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga.

Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.

“Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, – ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij.

Badui kishte jetuar për 13 vite në Piemonte, por për shkak të varësisë nga droga kishte kryer vjedhje të vogla që pasuan me një sërë denimesh. Kjo bëri që t’i refuzohej azili dhe për këtë përfundoi në Gjadër me qëllim kthimin në vendin e tij. Për ngjarjen kanë reaguar përfaqësues të shumtë të opozitës italiane që kanë kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton emigrantët.

Një reagim të ashpër ka bërë edhe organizata e të drejtave të njeriut “Amnisty International Italia” që thotë se modeli “Meloni” sjell vuajtje dhe vdekje./e.s

Të fundit

Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit,...

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider historik. Sipas tij, ai është...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Lajme të tjera

Web TV