Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH.

Akad. emeritus Bardhyl Golemi është një personalitet me dije dhe kontribute të rralla në teoritë e elektroteknikës, me njohuri të thella në nënfushat të modernitetit postindustrial, si bioelektromagnetizmi dhe impaktet në shëndetin njerëzor dhe depistimi elektromagnetik në kushtet e popullatës së Shqipërisë.

E shtrirë në më shumë se shtatë dekada, veprimtaria e akademik emeritus Bardhyl Golemit ishte gjithnjë në kërkim të risive shkencore dhe në ndërthurje të dijeve tradicionale me disiplinat moderne.

Bardhyl Golemi kreu gjimnazin në Vlorë. Ndoqi studimet dhe u diplomua në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës. Filloi punën po aty si pedagog i lëndës elektroteknika teorike, për të cilën hartoi dhe tekstin përkatës (1964–1966). Ndoqi një specializim në Shkollën e Lartë të Elektricitetit në Paris (1972).

Bardhyl Golemi ka botuar veprën e plotë: “Bazat teorike të elektroteknikës” në tri pjesë, 1999–2002 (ripunim i zgjeruar teorik dhe metodik i tekstit të v. 1964–1966) dhe monografitë: “Lëkundjet në transformatorët e tensionit” (1984), “Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri” (1987, bashkautor), “LTL: Fusha elektromagnetike dhe shëndeti” (2004), “Shkolla shqiptare e elektroteknikës” (2005, bashkautor), tekstin “Sinteza e qarqeve elektrike” (1982), si dhe dhjetëra artikuj shkencorë e studimorë në fushën e elektro-teknikës dhe të problemeve të arsimit e të shkencës.

Ka dhënë cikle të plota ligjëratash për 10 vjet në Universitetin e Prishtinës. Bardhyl Golemi ka qenë zv.ministër i Arsimit (1980–1991), kryetar i Këshillit Kombëtar të UNESCO-s (1982–1991), sekretar i Kolegjiumit të Ministrisë së Arsimit (1983–1992), anëtar i Senatit të UT dhe UP; sekretar shkencor i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike të ASHSH (1976–1980).

Është dekoruar me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” i kl. II; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

Lexo edhe :  Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

Në vitin 2021, akad. Bardhyl Golemi u shpall fitues i “Çmimit të karrierës” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me me motivacionin: “Personalitet me veprimtari intelektuale universitare dhe akademike gjurmëlënëse brenda dhe jashtë vendit për mbi gjashtë dekada; anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1999; i shquar për studimet e tij themeluese me rëndësi bazale në fushën e inxhinierisë elektrike dhe elektronike”./E.T

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV