Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin e deputetit, Braimllari tha se do donte që jepte kontribut në fitoren e PS-së.
“Gara në listën e hapur të Partisë Socialiste ishte e fortë. PS ishte një ekip i organizuar dhe i disiplinuar, atë që kisha përshtypje, e preka dhe në terren. Është ekip që punon fort në terren dhe gara është pozitive në vetvete. Gara i shërbeu rritjes së PS-së dhe fitores në fund të zgjedhjeve. Vetë rezultati tregon se sa të organizuara janë partitë politike”, tha Braimllari.
Ai foli gjithashtu edhe për opozitën. Braimllari tha se i vjen keq qe demokrati Ilir Alimehemeti mbeti jashtë parlamentit.
“Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë”, tha Braimllari./e.s