Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri.
“Për sa i përket flukseve të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe filmojmë kur personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eleminimin e vështirësive në kufi ka lejuar të kryheshin lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare. Kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në celular kishte përveç lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për çdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të çdo vepre penale.”, deklaroi ai.
Më tej prokurori Vladimir Mara tha:
“Masë sigurimi ndaj një avokati në Durrës, disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. I përket një faze të mëtejme të hetimit për verifikime të tjera. Ndërsa lidhje të drejtësisë me grupet kriminale nuk kemi pasur deri më tani por hetimi do të nxjerrë dhe do të na paraqesë një pamje më të qartë të asaj që ka ndodhur.”, tha ai. /E.T