Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Pas një sërë hetimesh të kryera mbi këta dy persona, autoritetet kapën në flagrancë dy shqiptarët në momentin që po transportonin drogën nga shtëpia për në automjet.

Fillimisht policia e Firences pikasi 25-vjeçarin, i cili pasi parkoi automjetin poshtë banesës, me një sjellje të kujdesur u fut brenda në shtëpi për të dalë pas pak me një çantë të zezë në dorë. Teksa gjatë kohës ruhej nëse ishte duke u vëzhguar nga persona të tjerë, ai vendos menjëherë në automjet çantën, ndërsa ndalohet nga policia.

Gjatë kontrollit, në çantë u gjetën 6 pako kokainë të mbështjella me qese plasitke ngjyrë blu dhe sipër kishin të shkruara një numër 3-shifror.

Në të njëjtën kohë, nga apartamenti zbret shqiptarja 38-vjeçare, e cila gjithashtu në dorë mbante një çantë. Në atë moment ajo ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, por është ndaluar nga oficerët e policicë.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën të fshehura në një dollap pako të tjera më lëndë narkotike. Gjithashtu në një kasafortë të fshehur në mur pas një pikture, u gjetën dhe u sekuestruan shuma parash me vlerë 11,450 euro. Në total u sekuestruan 23 kg kokainë të ndara në 20 pako gati për shitje. m.p.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV