Perla e radhës nga Berisha: Kompania ndërkombëtare DHL u vu në shërbim të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët vijojnë të mos shikojnë nga vetja, por kanë gjetur një fajtor të ri për humbjen e Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 11 maj, shkruan A2 CNN. Sali Berisha ia hodhi përgjegjësinë për rezultatin shërbimit postar ndërkombëtar DHL, i cili shpërndau zarfet me fletët e votimit në të gjithë botën, dhe të cilin e akuzon se i është bindur urdhrave të Kryeministrit Rama.

“DHL, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në, ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej”, tha ai.

Edhe Posta Shqiptare, sipas kreut të Partisë Demokratike, është përfshirë në atë që ai e quan farsë elektorale. “Dora e zezë e Postës Shqiptare është një nga faktorët e tjerë që ushtruan ndikim mbi votën e diasporës”, shtoi Beisha.

Berisha u pyet edhe për operacionin ndërkombëtar mes SPAK dhe Antimafias italiane. Ai i dha meritat vetëm autoriteteve të huaja dhe jo institucionit të drejtuar nga Altin Dumani.

“Unë përshëndes Antimafien italiane. Antimafien, se SPAK-u aty ishte… të themi atë që është. Por ky është një operacion në vazhdim. Të presim. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha sa u arrestuan dhe nuk u dhanë asnjë të dhënë. Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën”.

Sa i përket materialit të dërguar në SHBA, ku paraqiten denoncimet e Partisë Demokratike për zgjedhjet, lideri opozitar pohoi se është një raport paraprak dhe shtoi se letra të ngjashme do të dorëzohen në të gjitha qeveritë e huaja për t’i bindur ato se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira. m.p.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV