Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit.
Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka marrë vendim për shpronësimin e pronarëve aty ku do të bëhen punimet për ndërtimin e pistës.
Po ashtu, qeveria shqiptare ka ngarkuar instancat përkatëse për të ndjekur procedurën, shkruan A2 CNN.
Vlera e shpronësimeve arrin në rreth 3.5 miliardë lekë të vjetra, ndërsa kostoja totale e ndërtimit të një piste moderne për garat e makinave ende nuk dihet sa do të jetë. m.p.