Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime. Nga larvat dhe fluturat e ushqimeve nuk shpëton asnjë produkt, por ato që preken më shumë, janë orizi dhe mielli.

Këto flutura fshihen shumë lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve. Një flutur e tillë jeton mesatarisht nga 30 deri në 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund. Ju sjellim hapat që mund të ndiqni për t’i larguar këto insekte të dëmshme nga ushqimet tuaja.

Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit

Së pari këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen. Fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha gjithashtu thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve. Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një. E rëndësishme është që të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë. Më pas, ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë.

Pastërtia e dollapëve të ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe të dollapëve të ushqimeve me ujë të nxehtë me sapun. Sigurohuni që të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat. Në fund ju këshillojmë që t’i pastroni me pak uthull për të garantuar një higjenë të plotë. Në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thajini mirë përpara se t’i mbushni sërisht.

Lexo edhe :  Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Kurthet e duhura për fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve.

Mbajini në dollapë dhe ndërrojini herë pas here deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa parandaluese

Rekomandohet të merrni një tufë me gjethe dafine dhe ta vendoseni nëpër dollapët e ushqimeve.

Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë./E.Ç

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV