“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në vendin tonë dhe në Itali.

Në dosjen e anti-mafias italiane zbulohet se organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, përpara prokurorëve italianë kanë ofruar detaje për disa nga emrat më në zë të krimit, por dhe personazhe, të cilët kanë vepruar, pa u ekspozuar më parë.

Në dosjen italiane, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka përshkruar aktivitetin kriminal të Xhevdet Troplinit dhe nipit të tij Elvis Doçi. Sipas tij, Troplini drejton një grupet më të rrezikshëm në vend, ku nipi i tij, është po ashtu një figurë udhëheqëse.

“Vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit për trafikun e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje”, thotë Dumani për Xhevdet Troplinin.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka dhënë gjithashtu informacione që e pozicionojnë “Visi e Pojës” si një figurë të lartë brenda kontekstit kriminal, të lidhur me grupin e udhëhequr nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini. Në veçanti, pasi e ka njohur nëpërmjet një fotografie, Dumani ka deklaruar se e njeh prej shumë vitesh, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë kriminal që ai kishte pasur në të kaluarën me Fatmir Troplinin, i quajtur “Miri”, djali i Xhevdet Troplinit.

Ai ka treguar se “Visi i Pojës”, zakonisht trafikonte lëndë narkotike të llojit heroinë, nga viti 2010 deri në 2013.  Sipas Dumanit, që nga viti 2013, ai ka filluar të trafikon sasi të mëdha kokaine, deri në tonelata, në vend të heroinës.

Pjesë e procesverbalit të marrjes në pyetje të Nuredin Dumanit:

BASHKËPUNËTORI: “Po, numri pesë (5).”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Po, numri pesë (5).”

BASHKËPUNËTORI: “E identifikoj shumë mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Kush është?”

BASHKËPUNËTORI: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Çfarë di për këtë Visin, me çfarë merrej?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Negociator i çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Fillimisht për trafikun e heroinës.”

Lexo edhe :  Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Oficer i P.G., GJONI: “Në cilin vit?”

BASHKËPUNËTORI: “Nga viti 2010 deri në 2013 ishin më të fuqishmit.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Për heroinën gjithmonë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për heroinën.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Në cilin periudhë?”

BASHKËPUNËTORI: “2010 – 2013.”

MAJOR CEA: “Bën pjesë në ndonjë grup?”

BASHKËPUNËTORI: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet Troplinit.”

Oficer i P.G., DUKA: “Shpjego lidhjen me Xhevdetin.”

BASHKËPUNËTORI: “Grupi i Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”

Oficer i P.G., GJONI: “Për çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, dhe më pas për vrasjet. Jo vrasje me pagesë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Më parë thatë se ai ishte një negociator i madh i heroinës nga 2010 deri në 2013. Pse vetëm deri në 2013? Çfarë bëri më pas?”

BASHKËPUNËTORI: “Më pas në 2013 ai la heroinën dhe filloi me kokainën sepse heroina nuk kishte shumë vlerë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Vetëm kokainë apo edhe heroinë?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Bën pjesë në grupin e Troplinit?”

BASHKËPUNËTORI: “Po. Është numri dy.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Si e thërrasin Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Kusho (në shqip, kushëri) me pseudonim.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, Visi. Miri më thoshte ‘duhet të flas me kushëririn tim (në shqip kusho)! Duhet të takoj Visin.’”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Dhe kur e thoshte këtë, i referohej Visit?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi, Visi, gjithmonë Visi.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ok. Në grupin e Troplinit, me çfarë merrej Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Me të gjithë veprimtarinë kriminale.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ke pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Visin?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, kam pasur.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Nëpërmjet Chat-it?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, jo me Chat, personalisht.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Po e thërrisnin Visi apo edhe Visi i Pojës?”

BASHKËPUNËTORI: “Të gjithë e thërrisnin Visi i Pojës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Nuk kishte persona të tjerë me këtë emër?”

BASHKËPUNËTORI: “Për një kohë mendova se mbiemri i tij ishte Poja.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Vetëm ai?”

Oficer i P.G., DUKA: “Vetëm atij i thoshin Visi i Pojës, apo ia thoshin dikujt tjetër?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo. Vetëm atij. E thoshin edhe Miri i Pojës, duke iu referuar djalit të tij. Djalit të Xhevdet Troplinit të quajtur Poja. Doni t’ju tregoj kur është arrestuar Poja?”/e.s

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV