Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës Helvetike, Karin Keller-Sutter.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi homologen zvicerane për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment historik në thellimin e partneritetit bilateral.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë,” tha Presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin kushtuar trashëgimisë politike të Presidentit të ndjerë Martti Ahtisaari, një figurë kyçe në procesin e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim të veçantë me përfaqësues të diasporës shqiptare në Zvicër, për të diskutuar mbi rolin dhe kontributin e saj në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. m.p.

Të fundit

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur...

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes...

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse...

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë e kualifikuar për turneun që...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Lajme të tjera

Web TV