Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj).
Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi dhe vrau ish-politikanin ukrainas Andriy Portnov jashtë hyrje së Shkollës Amerikane në lagjen Pozuelo të Madridit.
Stacioni radiofonik Cadena SER raportoi se viktima po çonte fëmijët e tij në shkollë, momentin tragjik kur u qëllua për vdekje me armë.
Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Portnov ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014./E.T