Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë..

D.m.th, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?! Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq thellë.

Janë 300 000 vota avantazh që do të thotë 30 mandate diferencë e PS nga PD+madhështorët. Në fakt kjo logjikë përkon dhe me numrat post rezultat. Me blerje fitohen 3, 4,5 ndoshta edhe 6 mandate, por jo 30.

Debati mbi trenin bullgar do kishte kuptim kur diferenca do ishte e ngushtë dhe opozita nuk do ishte vetvrarë nga arma e ruletës ruse. Nga ana tjetër, duhet mbajtur në konsideratë fakti se asnjë tren bullgar nuk aplikohet dot pa dijeninë e komisionerëve, pra edhe të opozitës në qendrën e votimit.

Nëse kjo ka ndodhur atëherë i bie që kjo të jetë provë e “vetvrasjes” së opozitës gjithashtu. Sorry, po asnjë llogjikë e ftohtë nuk e rrok dot debatin për ndershmërinë e zgjedhjeve me të vetrarët elektoralë. m.p.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV