Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të kryesuar nga znj. Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit të Ambasadës, si dhe me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të programeve strategjike të qeverisë amerikane si INL (Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit) dhe ICITAP (Programi Ndërkombëtar për Asistencën në Trajnimin e Hetimeve Kriminale), të cilët janë kontribuues kyç në forcimin e kapaciteteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Fokusi i kësaj mbështetjeje konkrete është përmirësimi i standardeve të punës dhe forcimi i infrastrukturës në sistemin tonë penitenciar, përmes pajisjeve teknike moderne dhe trajnimeve profesionale.
Falë mbështetjes së Uashingtonit, Qose theksoi rëndësinë e ngritjes së strukturave të specializuara, si Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut, që po ndjek modele inteligjente të ngjashme me ato të sistemit korrektues amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane dhe theksoi se përballja me sfidat e reformimit të mëtejshëm të sistemit kërkon partneritet të qëndrueshëm. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson fort marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik për profesionalizimin dhe modernizimin e sistemit penitenciar,” u shpreh ai.
Nga ana e saj, znj. Kathryn Hammond vlerësoi përparimin e bërë në drejtim të reformimit të sistemit penitenciar shqiptar, duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur më tej përpjekjet për një sistem më të drejtë, më të sigurt dhe më human.

Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu z. Stephen Fields nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, z. Richard Deasy, atashe pranë ICITAP, dhe z. John Kastning nga INL, si dhe Nisha Abraham, oficere politike-ushtarake të cilët rikonfirmuan angazhimin për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e drejtësisë penale./e.s

Lexo edhe :  Evropa duhet të qëndrojë pa SHBA, por lufta në Lindjen e Mesme tregon se s'ka asnjë ide

Të fundit

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Lajme të tjera

Web TV